Ballina / KOSOVA / Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it
Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).

Në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Gani Krasniqi, është refuzuar si e pabazuar, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-it.

Ankesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK-ja, është refuzuar si e pabazuar.

Ankesa e tij kundër vendimit të KQZ-së, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP-it e ka shpallur të pabazuar.

Me vendim të PZAP-it, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP-ja.

Gjykata Supreme, ndërkaq, ende nuk ka vendosur për ankesat për votat e ardhura nga Serbia, për të cilat është ankuar në këtë institucion Vetëvendosja.

Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh, meqë pothuaj secila prej tyre është detyruar të dorëhiqet pas votimeve të mosbesimit në Kuvend.

Edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 11 qershor pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj.

Vetëm 40 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë votë kanë dalë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor. Këto të dhëna, dalin nga rezultatet e prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, lista e votuesve kalon shifrën prej 1.8 milion persona me të drejtë vote.

Lëvizja Vetëvendosje 27.1 për qind, kurse koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës ka fituar 25.7 për qind të votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.