fbpx

Supremja konfirmon aktgjykimin dënues ndaj Grabovcit për Pronton

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarve Adem Grabovci, Ilhami Gashi dhe Sadat Gashi, për shkak të veprave penale shkelja e statusit të barabartë të shtetaseve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të dënuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special.

Supremja njoftoi se më 29 shtator 2020, me aktgjykimin PA.II.nr.3/2020, refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, Adem Grabovci, Ilhami Gashi dhe Sadat Gashi, ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Apeli i ka dënuar lidhur me aferën e njohur “Pronto”.

Apeli pati vendosur që Grabovci të dënohet me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Ky dënim nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuar nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh si dhe me dënim plotësues : heqja e të drejtës për t’u zgjedhur në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve në Administratë Publike apo Shërbim Publik për 2 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.