Ballina / LIFESTYLE / Fun / Superhëna shfaqet natën e 1 janarit
superhena_infoglobi

Superhëna shfaqet natën e 1 janarit

Fishekzjarret nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.

Agjencia NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë ditëve në vijim.

Super hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.

Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

@Fluidi

Provo po ashtu

krishti

A është kjo prova se alienët ishin në kryqëzimin e Krishtit?

Ekspertët e teorive konspirative po mbushin rrjetin me pretendime se alienët ishin të pranishëm gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.