Ballina / TEKNOLOGJI / Super Mario Run vjen për iPhone dhe iPad

Super Mario Run vjen për iPhone dhe iPad

Nintendo do të nxjerrë Super Mario Run për iPhone dhe iPad duke nisur nga dita e sotme, me një kosto shkarkimi prej 7.99 paund.

Loja është paraqitja e parë e një karakteri të famshëm të Nintendos për smartphone.

Ajo vjen pas suksesit të lojës Pokemon Go, që pjesërisht zotërohet nga Nintendo dhe ka qënë mjaft e përdorur këtë vit.

Super Mario Run u anonçua me pompozitet gjatë prezantimit të iPhone 7 në shtator, bashkë me legjendën e Nintendos, Shigeru Miyamoto.

Me një stil si Temple Run, Super Mario Run i çon lojtërat në një udhëtim nga e majta në të djathtë përgjatë ekranit, duke mbledhur monedha e duke kërcyer mbi armikun. Për momentin loja është publikuar vetëm për pajisjet iOS, që do të thotë që përdoruesit e Android do të duhet ende të lozin me Pokemon Go.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.