Ballina / Reçeta / Supë me kungull dhe kikirik
Supë

Supë me kungull dhe kikirik

Përbërësit

100 gr kikirika pa kripë

1 lugë vaj

25 gr gjalpë

1 lugë koriandër (Coriandrum sativum)

1 qepë

2 dege selino

600 gr kunguj

850 ml lëng

200 gr domate

2 lugë kos

kripë

Biber i zi

Hapat

İ hapim kikirikët dhe i vendosim në një tavë që e kemi ngrohur paraprakisht në temperaturën 180 gradë celsius, për 7-10 minuta, derisa të marrin ngjyrë.

Nëse kikirikët kanë lëkurë, duhet t’i qërojmë më parë.

Marrim një tigan të madh, ku hedhim vaj, gjalpë, koriandër, spec të djegës dhe i ngrohim më ngadalë, derisa të vijë era vaj i skuqur.

Më pas shtojmë qepën dhe selinonë, I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të skuqen në temperaturë mesatare për 5-7 minuta, derisa të zbuten.

Shtojmë kungullin dhe 2 lugë gjellë kikirikë, I mbulojmë dhe i lëmë të skuqen për 5 minuta të tjera.

E shtojmë kosin dhe domatet e grira nerende dhe i lëmë të zihet për 5 minuta.

Më pas, masën e hedhim në një grirëse dhe e bëjmë si pure. E marrim dhe e kullojmë mirë duke e shtypur me lugë druri, që të heqim gjithë lëngun.

Së fundmi, masën e përfituar e ringrohim në temperaturë relativish të ultë dhe për shije e spërkasim me kripë dhe biber të zi.

E ndajmë nëpër pjata, duke i hedhur nga sipër pak kos dhe e zbukurojmë me kikirikët e mbetur, të ndajë në pjesë të vogla.

Ju bëftë mirë!

@Fluidi

Provo po ashtu

Vaji i Kosovës me shumë vitamina quhet Floil

Vaji i Kosovës me shumë vitamina quhet Floil

Tregut të Kosovës, në vitin 2017, iu shtua një produkt i veçantë, duke e pasuruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.