Një nga elementet kyçe të çdo tryeze padyshim që është supa. Tani që jemi në kohën e dimrit, konsumimi i saj është edhe më i domosdoshëm, për shkak të vlerave që ka.
Nëse nuk keni ide se çfarë supe të përgatisni për mëngjes, më poshtë ju sjellim një recetë.
Media Përbërësit për këtë supë:
1 tufë brokoli 1/2 lakër e bardhë
2 karrota 100 ml pana
2-3 lugë djathë gorgonzola
erëza të ndryshme të grira
2 lugë vaj
Përgatitja:
I presim perimet dhe i fërgojmë me vaj në zjarr të mesëm. U shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Kur të jenë gati u shtojmë panën dhe gorgonzolën dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht djathi. I bëjmë të gjitha krem me mikser dhe i servirim me erëzat e grira. Nëse dëshironi mund t’i shtoni copëza buke të kaurdisura në tigan me pak gjalpë.