Ballina / KRYESORE / Sunny Hill Festival pa Dua Lipen?
dua lipa, duakgjin lipa, sunny hill festival

Sunny Hill Festival pa Dua Lipen?

Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike. Edhe kësaj here, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Drejtori i festivalit, Dukagjin Lipa, tha se qëllimi i festivalit është promovimi i vendit dhe artistëve tanë duke ndarë skenën me artistët e njohur ndërkombëtarë.

“Qëllimi i Sunny Hill është promovimi i vendit tonë, promovimi i artistëve tonë që edhe ata ta ndajnë skenën me artistët më te kërkuar. Gjithë  artistët  që vinë në Festival qëllimi është që edhe ata të shohin  se çfarë rinie kreative kemi. Sunny Hill do të jetë ne rritje të përvitshme , dhe edhe në vitet e ardhshme do të kemi artistët më të mëdhenj në botë. Në vitet e ardhshme ne do të dalim me festival 4 ,  5 ditor”, tha ai.

Lipa nuk e konfirmoi nëse Dua Lipa do të performojë këtë vit në “Sunny Hill”.

“Artistët nuk e njohin tashmë Kosovën vetëm për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën, Njomzen apo Era Istrefi,por tashmë e njohin Kosovën edhe si vendi i Festivalit. Tashmë është viti fundit që do ta mbajmë në Gërmi. Ndërsa sa i përket se a do të performojë Dua Lipa në natën e fundit, ajo mbetet të shihet se si do të vendosin organizatorët.”

Organizatori Agjencia Republika dhe sponsori kryesor Birra Peja, nënshkruan kontratën e bashkëpunimit edhe për tri vitet e ardhshme. Drejtori gjeneral i “Birra Peja”, Ernest Jusufi, tha se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ngjarje.

Ndërkohë artistët që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë: Karma Kid, Majlli Sajros, Kelvin Harris, Gashi, Bojken Lako, Njomza, e shumë artistë të tjerë të njohur. Ky është viti i dytë që Sunny Hill mbahet në Kosovë.

‘Sunny Hill Festival’ sivjet do të fillojë më 2 gusht dhe do të zgjasë deri më 4 gusht, ku do të marrin pjesë emra të njohur të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Organizatorët eSunny Hill Festival”, thanë se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i vendit dhe artistëve tanë duke ndarë skenën së bashku me emra të njohur ndërkombëtarë.

Provo po ashtu

pacolli limaj

Zyrtarizohet koalicioni i dytë parazgjedhor

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, edhe zyrtarisht kanë hyrë në koalicion parazgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.