Ballina / KOSOVA / Sulmuan Gashin, gjobiten Xhavit Haliti e Gani Dreshaj

Sulmuan Gashin, gjobiten Xhavit Haliti e Gani Dreshaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim sot për ish-deputetët Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj, për sulmin që keta i kishin bërë në Kuvend të Kosovës ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Në vendimin e Gjykatës shkruan se Xhavit Haliti shpallet fajtor pasi që e kishte sulmuar duke e shtyrë me bërryl të dëmtuarin Arben Gashi.

Derisa, Gani Dreshaj shpallet fajtor pasi që me dashje e ka kanosur deputetin Arben Gashi, duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, me ç’rast te i njëjti ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj janë dënuar me nga njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro gjobë të cilën obligohen që ta paguajnë brenda 15 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.