fbpx

Sulmohet stacioni policor në Goshincë

Persona të armatosur kanë sulmuar rreth orës dy pas mesnate stacionin policor në fshatin Goshincë, në rajonin e komunës së Likovës, që kufizohet me Kosovën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, gjatë këtij incidenti nuk ka pasur viktima apo të plagosur, ndërsa sulmi thuhet të jetë “kryer nga rreth 40 persona të armatosur, të cilët fillimisht kanë çarmatosur katër policët e pranishëm në stacionin policor dhe pas një kohë i kanë liruar”, duke kërkuar nga ta që të mos kthehen, por edhe të përcjellin këtë mesazh:

“Ne jemi UÇK, përcillni këtë mesazh, se as Gruevski dhe as Ahmeti nuk do t’ju shpëtojnë,ne nuk e duam Marrëveshjen e Ohrit, dëshirojmë shtetin tonë”.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se grupi i armatosur është tërhequr nga stacioni policor, por nuk ka zbuluar të dhëna nëse stacioni është nën kontrollin e policisë.