Ballina / BOTA / Sulmohet sinagoga në SHBA, disa të lënduar
lajmi, infoglobi

Sulmohet sinagoga në SHBA, disa të lënduar

Policia në Kaliforni ka njoftuar se një person ka gjuajtur me armë në Sinagogën e qytetit San Diego, të shtunën pasdite, raportojnë mediat botërore, sipas të cilav gjatë këtij sulmi është vrarë një person e tre të tjerë janë lënduar.

Sulmi besohet të ketë ndodhur në orën 11:30 të kohës lokale, nga i dyshuari John Earnest, student 19 vjeçar .

Menjëherë pas ngjarjes policia ka kërkuar që qytetarët të mos dalin në rrugë, për shkak se policia është duke kryer hetimet. Në një njoftim të policisë thuhej se një person është arrestuar, por ende nuk është vërtetuar se ai është sulmuesi, andaj për çdo rast sigurie, të qëndrohet në shtëpi.

Sot ndërkaq autoritetet policore kanë konfirmuar se i arrestuari është pikërisht i dyshuari John Earnest, i cili i është dorëzuar vullnetarisht zyrtarëve policorë.

Provo po ashtu

pacolli

Pacolli për tri prioritetet gjatë kryesimit të SEECP nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.