fbpx

Sulmohet patrulla e policisë

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar mbrëmë në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Koha.net, porse nuk janë dhënë informacione tjera.

Portali në gjuhën serbe KoSSEV, ka njoftuar se incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Banjë, në Komunën e Zubin Potokut, transmeton Koha.net.

Kundër Policisë kufitare të Kosovës është shtënë me disa plumba.

Automjeti i patrullës policore është dëmtuar por sipas informatave të para nuk ka të plagosur.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014, në po të njëjtin fshat është shtënë kundër policisë së Kosovës, ku 3 policë serbë janë plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.