fbpx
molotove danimarke ambasada

Sulmohet me molotov Ambasada në Danimarkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së sotme në Danimarkë kur një sasi eksplozivi e dyshuar si bombë molotov ka shpërthyer në selinë diplomatike turke në këtë shtet.

Ambasada turke në Danimarkë sulmohet me koktej molotovi. “Ende askush nuk është arrestuar”, thonë zyrtarët policorë. Së paku dy persona e kanë sulmuar Ambasadën turke në Kopenhagë me koktej molotovi të hënën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla në pjesën e jashtme të ndërtesës, por për fat nuk ka të lënduar, shkruan Reuters.

Në kohën e sulmit, ndërtesa e Ambasadës ishte e zbrazët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. Tani për tani askush nuk është arrestuar, kanë thënë zyrtarët policorë për Reuters-in.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.