fbpx
Arbana Xharra, PDK

Sulmohet fizikisht Arbana Xharra

Ende pa e bërë një javë në politikë, Arbana Xharra e ka gjetur vetën të sulmuar sot në një parking në Prishtinë.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.
Nuk dihen detaje rreth rrahjes.

Arbana Xharra ish kryeredaktore e të përditshmes “Zëri” është kërcënuar disa herë gjatë kohës sa ushtronte profesionin e gazetarisë, mirë nuk ishte sulmuar kur fizikisht.

Sulmi ndaj saj ndodhi pak ditë pas aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës, veprim ky që kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe , kritika dhe fyerje te një grup e fansave të shkrimeve kritike të saj në rrjetet sociale.

Motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta. Pas trajtimit mjekësor Xharra është kthyer në banesën e saj.

Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është stabile./infoglobi

arbana xharra e rrahur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.