fbpx

Sulmi terrorist në Afganistan

Gjatë një ceremonie martese në Kabul, këtë fundjavë, u cilësua sulm kundër njerëzimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në mesazhin e tij të urimit, për 100 vjetorin e pavarësisë së Afganistanit, dënoi sulmin e 17 gushtit me bombë në një ceremoni martese në Kabul.

“Mjerisht, historia 100-vjeçare e Afganistanit është shoqëruar gjithashtu nga konflikti. Sulmi terrorist gjatë një ceremonie martese në Kabul, këtë fundjavë, është një sulm kundër njerëzimit”, tha mesazhi i Pompeos në prag të ditës së pavarësisë së Afganistanit, shkruan rel.

Pompeo tha se afganët kanë shumë arsye “të jenë krenarë në kohën kur festojnë një ripërtrirje shekullore dhe diversitet kulturor”.

Ai përmendi përmirësimet që vendi ka parë gjatë njëzet viteve të fundit në “arsim, shëndetësi, infrastrukturë, të drejtat e grave, mundësi ekonomike dhe liri të mediave”.

Pompeo premtoi të “dyfishojë angazhimin e SHBA-së” drejt një “të ardhmeje paqësore të Afganistanit”.

Gjashtëdhjetë e tre njerëz u vranë, dhe 182 të tjerë u plagosën, në sulmin vetëvrasës për të cilin grupi ekstremist militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Kabul këtë vit dhe ndodhi në kohën kur po paralajmërohet se Uashingtoni dhe talibanët janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.