Ballina / KOSOVA / Sulmi në Zelandë të re shton masat e sigurisë në Kosovë
policia e kosoves

Sulmi në Zelandë të re shton masat e sigurisë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shtuar numrin e zyrtarëve policorë pranë institucioneve e hapësirave të ndryshme anë e mbanë Kosovës.

Kjo pasi që drejtoria kundër terrorizmit në kuadër të Policisë se Kosovës ka kërkuar numër të shtuar të zyrtarëve policorë si masë parandaluese për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë pas sulmit që ka ndodhur në Zelandën e Re.

Një gjë të tillë për gazetën e ka konfirmuar, drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka thënë se para disa minutash ka nisur të shtohet numri i policëve në pjesë të ndryshme të vendit.

“Ka rritje të pjesëtarëve të policisë në disa vende. Kryesisht në vende sensitive, afër objekteve të veçanta, e në vende të tjera që është vlerësuar”, ka thënë ai.

Sipas Qalajt nuk kanë informacione që ka planifikime që ndonjë sulm i tillë mund të ndodhë në Kosovë.

“Jo nuk ka asnjë informatë se mund të ketë ndonjë sulm. Është vetëm masë parandaluese”, ka thënë ai.

Provo po ashtu

cigare_infoglobi

Befasohet shqiptari, fotoja e këmbës së tij të amputuar – në pako cigaresh

Një burrë 60 vjeç në lindje të Francës tha se është habitur kur ka zbuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.