Ballina / BOTA / Sulmi në Nju Jork, hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj ISIS-it
FBI

Sulmi në Nju Jork, hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj ISIS-it

I dyshuari, i cili u arrestua pas përpjekjes për sulm terrorist, të hënën në Nju Jork, tha se veprimi i tij ka qenë hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj grupit militant Shteti Islamik, raporton media amerikane.

Akayed Ullah, 27 vjeç, imigrant nga Bangladeshi, ka aktivizuar një bombë të lidhur për trupin e tij në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke plagosur veten dhe tre njerëz të tjerë.

Incidenti ka ndodhur në një terminal autobusësh pranë sheshit Times Square.

Policia tha se Ullah e ka zgjedhur lokacionin për shkak të posterëve për Krishtlindje.

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi tregon “nevojën urgjente” për Kongresin që të reformojë sistemin e migrimit në SHBA.

“Ky sulm nënvizon nevojën që Kongresi të punojë me presidentin në reformat e migrimit, që rrisin sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë publike. Duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë, duhet të sigurojmë që individët që hyjnë në vendin tonë, nuk vijnë këtu për t’i dëmtuar njerëzit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ullah besohet se ka vepruar i vetëm në sulmin e së hënës, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill De Blasio.

@Fluidi

Provo po ashtu

Donald Trump, President i ShBA-ve

Trump nis sot vizitën në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump, nis sot një vizitë dyditëshe në Mbretërinë e Bashkuar – të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.