Sulmet në Paris: Mbi 140 të vrarë, Franca mbyll kufijtë

Duke iu referuar burimeve zyrtare agjensia e lajmeve ‘Reuters’ raporton se gjatë sulmeve simultane që ndodhën në lokacione të ndryshme të Parisit janë vrarë të paktën 140 persona, nga të cilët 118 janë vrarë në qendrën kulturore Baclan, ku për më shumë se dy orë u mbajtën peng mbi 200 qytetarë. Në mesin e atyre që humbën jetën janë edhe 8 persona që kryen sulmet.

Presidenti i Francës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Francë dhe ka mbyllur kufijtë e shtetit. Ushtria ka dalur në rrugë për ti ndihmuar forcat e rendit.

“Me këto sulme, terroristët po përpiqen të na sulmojnë” ka deklaruar Hollande.

Lloji i sulmeve dhe lokacionet:

  • Qendra e Kulturës ‘Bataclan’ ; distrikti i 11 i Parisit, Bulevardi Voltaire 50: Sulm me armë dhe sulme me bomb vetëvrasëse. Personat kanë hapur zjarr në vizitorët e koncertit të grupit muzikor’ Eagle Death Metal’ dhe kanë mbajtur ata peng brenda në sallë , ku e pësuan shumica e viktimave, deri në momentin kur forcat SWAT u futën në godinë dhe i shpëtuan të mbijetuarit,
  • Në afërsi të Stadiumit të Francës në veri të Parisit: shpërthime eksplozivi gjatë ndeshjes Gjermania – Franca, të cilën po e ndiqnin rreth 80 mijë shikues. Aty ndodhej edhe Presidenti i Francës, i cili u evakuua menjëherë
  • Bari Le Carillon , rruga Alibert nr. 18, në distriktin e 10-të të Parisit: Sulm me armë
  • Restorani Le Petit Cambodge rruga Alibert nr. 18, në distriktin e 10-të të Parisit: sulm me armë
  • La Belle Equipe, rruga de Charonne, nr.92 në distriktin 11 të Parisit; sulm i armatosur
  • Restorani La Casa Nostra , rruga Fontaine au roi, në distriktin 11 të kryeqytetit /infoglobi/e

Të gjitha raportet e infoGlobit për zhvillimet e orëve dramatike të së premtes mbrëma në Paris, mund ti lexoni në linqet më poshtë.

Terror në Paris, ka të vrarë, pengmarrje e evakuime

Terrori në Paris: Reagojnë politikanët

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme, mbyll kufirin

AFP: 100 të vrarë në Bataclan të Parisit

Sulmet e mëhershme në Francë:

– Mars 2012: Një algjeriano-francez vrau 3 ushtarë, një mësues dhe 3 studentë të rinj në një shkollë hebraike në Tuluzë. Ai më vonë u vra nga policia gjatë një bastisjeje në apartamentin e tij.

– 23 maj 2013: Një person i konvertuar në mysliman, i quajtur Alexandre Dhaussy theri një ushtar francez në fyt, pranë “La Defense” në Paris. Ushtari i mbijetoi sulmit.

– Dhjetor 2014: “Joue-les-Tours”; Një francez i lindur në Burundi sulmoi disa oficerë policie me thikë, duke thirrur “Allahu Akbar”. Ai plagosi 3 oficerë, përpara se të qëllohej për vdekje.

– 7 janar 2015: Said dhe Cherif Kouachi qëlluan për vdekje 12 persona në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, përfshi disa prej karikaturistëve më të njohur të saj.

– 8 janar 2015: Amedy Coulibaly vrau një police përpara se të hynte në një supermarket hebre në Paris, ku qëlloi për vdekje 4 persona të tjerë. Coulibaly dhe vëllezërit Kouachi u qëlluan për vdekje pas shkëmbimzjarreve me policinë.

– 3 shkurt 2015: Tre ushtarë gjatë patrullimit jashtë një qendre komunitare hebrenjsh në Nisë u sulmuan nga një person i armatosur. Ai theri njërin prej tyre në krah, ndërkohë që i preu fytin një tjetri përpara se të arrestohej.

– 26 qershor 2015: “Saint-Quentin-Fallavier”; dy agresorë hynë në një fabrikë kimike pranë Grenobles me synimin për të vendosur eksplozivë. Një përson u ekzekutua me prerje koke, ndërsa disa të tjerë u plagosën, por njëri prej të dyshuarve u arrestua. Një flamur i zi me shkrime arabe u gjet në vendngjarje dhe Presidenti Francois Hollande e përshkroi atë si një sulm terrorist.

– 13 nëntor 2015: Të paktën 60 persona ndërruan jetë në një seri të shtënash përreth Parisit të ndërmarra nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata. Motivet mbeten ende të paqarta, por shumë parizienë i frikësohen faktit që të tjerë terroristë kanë tronditur qytetin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.