Sulmet në Paris: Gjenden armë në "makinën e braktisur"

Disa kallashnikovë janë gjetur në një makinë të braktisur që besohet se janë përdorur nga disa sulmues të Parisit, thonë burimet gjyqësore franceze.

Makina e zezë “Seat” u gjet në periferi lindore të Parisit Montreuil të dielën, duke sugjeruar se disa nga sulmuesit e larguan.

I pari nga shtatë sulmuesit e vdekur u emërua si Ismail Mostefai,ku gjashtë njerëz të afërt të tij janë në paraburgim.

Franca është në tri ditë zie për 129 njerëz të vrarë në sulmet e së premtes.

Një shërbim i veçantë për familjet e viktimave, 350 persona të cilët ishin plagosur, dhe të mbijetuarit e tjerë do të mbahet në Katedralen Notre Dame të Parisit sot në orët e mesditës.//Infoglobi./A.Sh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.