Sulmet në Francë: Të hënën e gjithë europa 1 minut heshtje

Pas sulmit terrorist ku mbetën të vdekur gati 150 veta,shtetit francez ka rritur sigurinë, ndërkaq vendet e BE-së kanë vendosur që të hënën në gjithë Evropën të mbahet një minutë heshtje për Francën.

Lajmin e bëri të ditur ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve, i cili tha se 1500 ushtarë do të shtohen në vende strategjike për rritjen e sigurisë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve.

Ndërsa sekretari i shtetit amerikan Jon Kerry ka thënë se duhet të bëhet më shumë ndaj ISIS-it.

Ndërsa ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka thënë se sulmet në Paris nuk duhet të lidhen me fluksin rekord të azilkërkuesve në Evropë.

“Do të doja të bëja një lutje urgjente, që të mos tërhiqen lidhje të tilla me situatën përreth refugjatëve”, ka thënë De Maiziere, pas një takimi të kabinetit gjerman.

129 të vdekur, 352 të plagosur, duke përfshirë 99 në emergjence absolute. Ky është bilanci i ri tragjik i sulmeve terroriste që ndodhën dje në mbrëmje në Paris/infoglobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.