sulm nw new york

Sulm në New York , tetë të vdekur

Kryetari i New Yorkut, Bill De Blasio tha se tetë vetë humbën jetën “në një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.

Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Bazuar në informacionet që kemi deri tani, tha ai, ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.

Pasi shtypi kalimtarët dhe u përplas me një autobuz shkolle, drejtuesi i makinës doli duke vringëlluar me sa duket një armë, por që ishte armë lodër.

Sipas dy zyrtarëve të rendit autori i sulmit thirri “Allahu Akbar” me të dalë nga makina.

Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur. Sipas autoriteteve ai është një 29 vjeçar, pqë ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

Autoritetet thanë se 6 veta humben jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 11 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda.

Një numër i madh makinash të policisë janë në vendin e ngjarjes.

Departamenti i policisë së New Yorkut u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.