Ballina / BOTA / Sulm në Florida, të paktën 5 të vrarë

Sulm në Florida, të paktën 5 të vrarë

Ka shkuar në pesë numri i të vrarëve nga të shtënat në Aeroportin ndërkombëtar të Floridës.

Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i sulmit është 26-vjeçari Esteban Santiago. Ai kishte mbërritur me avion nga Alaska në Florida dhe armën e kishte të futur një çantë bashkë me bagazhet e tjera, dhe e kishte kaluar zyrtarisht në aeroport.

Sipas  burimeve të mediave amerikane, 26-vjeçari pasi ka marrë çantën ku kishte armën ka shkuar në tualet dhe e ka mbushur atë. Pas këtij momenti ai ka dalë dhe ka qëlluar ndaj personave të tjerë.

26-vjeçari Esteban Santiago rezulton si një person i diagnostikuar me probleme mendore në të kaluarën, por raportohet se ai ishte në mjekim të vazhdueshëm.

Raportohet se 26-vjeçari  ka debatuar me pasagjerët e tjerë gjatë fluturimit para se të merrte armën dhe të qëllonte ndaj kujtdo që i dilte përpara.

Esteban Santiago prej disa vitesh jetonte në Alaska ku ka edhe një grua e një vajzë 4-vjeçare.

Pas sulmit, Policia evakuoi aeroportin duke bllokuar të gjitha daljet e tij. Sulmi rezultoi me 5 të vrarë e 8 të plagosur.

Deri më tani raportohet të jenë së paku nëntë persona të tjerë të lënduar.

***

Një numër personash janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një sulmues me armë në aeroportin Fort Lauderdale, tha të premten një zyrtar i SHBA-së, ka njoftuar CNN.

Disa njerëz u vranë dhe një person është arrestuar tha zyra e policisë në Broward, përmes postimit në Twitter.

 Zyrtarë të aeroportit thanë në rrjetin social Twitter se “kishte një incident” në zonën e bagazheve në Terminalin 2.

Njoftime të ndryshme në mediat sociale – përfshirë edhe publikimin në twitter të ish zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, përshkruan të shtënat.

Një stacion televiziv i Miamit ka postuar në tëitter pamjet duke pohuar se ato janë regjistruar nga pjesa e brendshme e teminalit të bagazheve, njofton BBC..

Në video shihen disa të plagosur të shtrirë në tokë derisa dëshmitarët e tjerë thërrasin për ndihmë.

Guvernatori i Floridas Rick Scott po udhëton drejt aerportit për t’u njoftuar me zhvillimin nga forcat e sigurisë.

Në nëntor të vitit 2016, afro 2.5 milionë udhëtarë kaluan përmes aerportit Fort Laderdale, kanë njoftuar autoritetet qeveritare.

Provo po ashtu

Fillon verifikimi i zarfeve/votave nga Serbia

Në orën 09:30 ka nisur verifikimi i votave të ardhura me postë nga Serbia. Për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.