assange infoglobi

Suedia heq dorë nga akuzat ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Prokuroria e Suedisë bën të ditur se ka vendosur të heq dorë nga akuzat dhe t’i ndërpres hetimet ndaj aktivistit të transparencës, Julian Assange, i cili tash e sa vjet ndodhet i strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe.

Julian Assange akuzohej për dhunim, por ai vet ka deklaruar vazhdimisht se kjo akuzë përdoret si pretekst për të iu dorëzuar autoriteteve të Suedisë me qëllim që më pas të deportohej në ShBA kur e priste dënim i rëndë për publikimin e dokumenteve sekrete në Wikileaks.

“Kryeprokurorja Mariane Ni ka vendosur që të  pezullojë hetimin paraprak mbi dyshimin e përdhunimit në lidhje me Julian Assange”, thuhet në një deklaratë lëshuar nga Prokuroria e Suedisë

Assange, 45 vjeçar është duke jetuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që nga 2012, për t’iu shmangur ekstradimit.

Ai është themelues i Wikileaks dhe idhëtar i transparencës maksimale të autoriteteve politike. Pas tij qëndron një numër i madh i njerëzve , të cilët e mbështesin një botë më transparente nga ata që qeverisin me te. /infoglobi

Lexo edhe:

Wikileaks

@InfoGLOBI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.