Ballina / KRYESORE / Suedia fiton Eurovisionin 2015

Suedia fiton Eurovisionin 2015

Mans Zelmerlow nga Suedia është fitues i edicionit të 60 të garës më të madhe të muzikës në Evropë, Eurovisionit 2015.

Në vendin e dytë është renditur përfaqësuesja e Rusisë, Polina Gagarina me këngën “A Million Voices”.

Vendi i tretë i ka takuar grupit italian Il Volo me këngën “Grande Amore”.

Edhe ky edicion i këtij festivali ishte i shoqëruar me mënyrën e njëjtë të votimit si në të kaluarën, kur shtetet fqinje votojnë njëri-tjetrin dhe vendet me interesa politike dhe kulturore shpërndanin vota për miqtë e tyre, gjë që e ulë dukshëm kredibilitetin e festivalit më të madh evropian të muzikës.

Ndonëse ishte vlerësuar lartë Elhaida Dani, ajo ka marrë më së paku pikë nga të gjithë ata që përfaqësuan Shqipërinë këto vite në Eurovision.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani edhe pse ishte koutuar lartë para finales, nuk arriti më shumë se vendin e 16 –të me këngën “I’m alive”. Elhaida mori vetëm 34 pak pikë.Pavarësisht renditjes në tabelën e votimeve, Elhaida Dani mund të krenohet për performancën dhe këngën e saj dhe të gjithë ne mund të krenohemi me të.