Ballina / KRYESORE / Stupcat kërcënohen pas skeçit për UÇK-ën

Stupcat kërcënohen pas skeçit për UÇK-ën

Grupi humoristik ”Stupcat ”është kërcënuar pas skeçit të Vitit të Ri ku ata portretizuan luftën e komandantëve të UÇK-së.

Kërcënimet kanë ardhur si reagim pas skeçeve të tyre për natën e vitit të ri, të transmetuar në KTV, në veçanti njërit prej tyre – atë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas portretizimit të luftës së disa komandantëve, që, sipas skeçit, kanë lufutar vetëm për të ndarë pushtetin, Stupcat kanë pranuar shumë kërcënime publike.
“Kujna I Ka ra Nder mend me pi qaj Po kush e Ka ba regjin edhe kta vedati mensuri duet mi zan e mi pshurr dajak se nuk u kan lufta uqk humor Po lufta per Liri Po ktyne si shum ju kini dhan perparsi per me ba humor si shum Po propagandojn n emer uqk Turp sjeni artist a Po jeni plehra veq me perfitu idiota”, ishte një nga komentet në Facebook.
“Skan faj keta qe luajn me neve . kemi faj na qe sjau kajtem nanen ketyne kelyshve te serbis me pastru niher e mir faren shqiptare”, shkruan një komentues tjetër për Stupcat në Facebook.
“leje qė është turp,qka kan bêrê ata stupca po besom që kta met vertet e dojnë stupcin,”, vazhdon komenti i radhës.
“o keta kriminela duhet me i denu me vdekje ne emer te popullit apo me ka 50 vite burge edhe regjisorin skenarin edhe transmetusin . Kurse na e shajm keshtu qka presim prej qetnikave kriminelave.,”, ishte një koment tjetër në Facebook.
Revolta më e madhe është shprehur në faqen zyrtare të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por nuk ka munguar as në faqe tjera në Facebook.
Përkundër komenteve negative, nuk kanë munguar as ato përkrahëse për Stupcat, në të cilat thuhej se “Stupcat vetëm se e kanë pasqyruar realitetin”.Ka të tillë që janë vu në mbrojtje të Stupcave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.