fbpx
rumani stuhia

Stuhitë shkaktojnë 8 viktima e mbi 60 të plagosur në Rumani

Të paktën 8 persona gjetën vdekjen dhe 67 persona mbetën të plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Rumaninë Perëndimore me erëra deri në 100 km në orë.

Mbrojtja Civile rumune njoftoi se erërat e forta shkatërruan edhe rrjetin elektrik.

Trafiku rrugor dhe hekurudhor u ndërpre për shkak të pemëve të rrëzuara. Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kishin kulme të dëmtuara dhe dhjetëra qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike.

Shumë prej viktimave ishin njerëz që po shëtisnin në rrugë apo po ktheheshin nga supermarketet. Një grup turistësh u bllokua për një orë në një karvan në qarkun verior të Maramures.

Qindra zjarrfikës u vendosën në operacionin e shpëtimit dhe pastrimit.

“Nuk mund ta luftojmë motin“, tha kryeministri Mihai Tudose për TV Antena3.

“I gjithë sektori mjekësor është i fokusuar tek të plagosurit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.