stuhite, evropa

Stuhitë godasin Evropën

Një e katërta e sllovenëve kanë mbetur pa energji elektrike teksa  pjesë të Evropës po përballen me stuhitë më të rënda prej dekadash. Më se 250.000 njerëz janë prekur nga moti ekstrem me reshje të dendura të borës dhe akull që filloi të premten.

Rreth 40% të shkollave janë mbyllur, një pjesë e madhe e pyjeve është dëmtuar,  transporti është ndërprerë dhe banorët e disa zonave këshillohen që të mos pinë ujë të çezmës.  Zonat jug-perëndimore janë goditur më së rëndi dhe qeveria ka folur për një katastrofë natyrore në shkallë të madhe.

Kushtet e rënda kanë prekur edhe pjesë të Gjermanisë, Kroacisë dhe Serbisë, ku qindra njerëz janë shpëtuar nga bora. Të hënën, policia serbe filloi largimin e kamionëve të ngujuar me ditë të tëra në rrugën kryesore mes Novi Sadit dhe Suboticës.

Qeveria sllovene ka kërkuar ndihmë të jashtme nën mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, dhe BE-ja ka thënë se Sllovenisë po i ofrohen ekspertë teknikë si dhe gjeneratorë./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!