Ballina / Kulturë / Studimi i fotografisë historike të Kol Macës
Studimi i fotografisë historike të kol macës

Studimi i fotografisë historike të Kol Macës

Studiuesi i fotografisë historike, Qerim Vrioni, po vazhdon kërkimet mbi fotografin shkodran Kol Maca. Vrioni gjeti foton “Bija e Gjon Palit”, të krijuar nga Maca në vitin 1913, dhe vazhdoi studimet mbi artin e tij.

Kol Maca ka patur tri studio fotografike, në Shkodër, Vlorë e Tiranë, qysh nga fillimi i shekullit të kaluar, por krijimtaria e tij e rrallë ka ngelur krejtësisht jashtë vëmendjes. Jetoi rreth 63 vjet nga viti 1882-1945. Realizoi portrete të figurave si Abedin Nepravishta, Nebil Çika e Ali Asllani, banorë të thjeshtë me kostume popullore dhe pamje nga krahina të ndryshme.

Por, fotoja më e veçantë është “Bija e Gjon Palit” e vitit 1913 nga rrethimi i Shkodrës. Fotoja ka marrë vlerësimet më të larta nga ana artistike dhe historike, ndërsa kërkimet e Qerim Vrionit vazhdojnë për ta ndriçuar plotësisht autorin Maca. Kështu, fillimisht atij i bënë përshtypje dy foto, “Gratë me shkarpa” dhe “Ceremonia e përcjelljes së trupit të Ismail Qemalit nga Vlora në Kaninë.

Edhe pse veprat e këtij nxënësi të Kol Idromenos u krijuan gati 100 vjet më parë, për Kol Macën nuk kishte shkruar askush më parë. Ai botoi në shtypin italian në vitet 1907-1908 edhe studime etnografike e historike të shoqëruara me fotot e tij. /VOA/

@Fluidi

Provo po ashtu

kuriozitete

Kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.