Ballina / KRYESORE / Studimi: 10 për qind e britanikëve nuk flasin tri ditë me askë shkaku i telefonit
telefonat, komunikimi

Studimi: 10 për qind e britanikëve nuk flasin tri ditë me askë shkaku i telefonit

Një hulumtim me dy mijë persona ka nxjerrë rezultate befasuese për ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme të njerëzve. Sipas këtij hulumtimi, një në dhjetë britanikë mund t’i kalojë deri tri ditë pa folur me asnjë person tjetër për shkak të pajisjeve teknologjike.

Këto janë gjetjet e një ankete me dy mijë persona, përmes së cilës u zbulua se mesatarja e kohës që të rriturit e kalojnë pa folur me të tjerët është 24 orë, ndërsa kohë më të gjatë pa folur me të tjerët kalojnë të rinjtë. 54 për qind e të anketuarve besojnë se rritja e teknologjisë ka bërë që ata të kenë më pak komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit, në krahasim me kohën para pesë vitesh.

Në anën tjetër, në këtë hulumtim u arrit në përfundimin se, pavarësisht zhvillimit të aplikacioneve të ndryshme teknologjike, internet nuk po i plotëson nevojat e personave që ndihen të vetmuar. Pothuajse 10 për qind e britanikëve të moshës 16 deri 24-vjeçare kanë deklaruar se ata ndihen gjithmonë të vetmuar.

Ndonëse janë rritur mundësitë e komunikimit përmes teknologjisë, 72 për qind e të anketuarve thonë se takimi fizik është mënyra më e mirë për t’u njoftuar me dikë, shkruan “Daily Mail”

Provo po ashtu

orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.