Ballina / TEKNOLOGJI / Studimet e “pavarura”, Google influencon opinionin
google

Studimet e “pavarura”, Google influencon opinionin

Google ka shpenzuar miliona dollarë për të financuar kërkime akademike në SHBA dhe Evropë për të influencuar opinionin publik dhe politikëbërësit.

Sipas një raporti të Fushatës për Përgjegjësi, një organizëm shtetëror jofitimprurës në SHBA, Google gjatë dekadës së fundit ka financuar studime që duket se mbështesin interesat e saj të biznesit dhe e mbrojnë nga sfidat e rregullatorëve në kuadër të masave antimonopol dhe antipirateri.

“Google përdor pasurinë dhe fuqinë e saj të jashtëzakonshme për të influencuar politikëbërësit në çdo nivel. Të paktën, rregullatorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se studime gjoja të pavarura akademike mbi të cilat bazohen, janë siguruar nga Google”, deklaroi Daniel Stevens, shef ekzekutiv i Fushatës për Përgjegjësi.

Kjo organizatë identifikoi 329 studime të financuara nga Google nga viti 2005 deri në 2017 dhe të kryera nga disa prej institucioneve më të famshme në botë si Oksford, Stanford, Harvard e të tjera. Mësohet se akademikët u paguan nga Google me 5000 deri në 400 000 dollarë dhe në 66% të rasteve nuk e treguan burimin e financave.

Google reagoi ndaj raportit duke e cilësuar keqinformues, por nuk kundërshtoi financimin e aq shumë studimeve. Megjithatë, Google sulmoi organizatën Fushata për Përgjegjësi, duke thënë se ajo e para duhet të tregojë financuesit e saj që janë rivalë të kompanisë Google.

Check Also

Google search

Komisioni Evropian përgatit gjobën e dytë për #Google

Bashkimi Evropian po përgatitet të gjobisë #Google për perandorinë multi miliardëshe të reklamimit ndërsa hetimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *