Studim: Si ndikojnë ngjyrat në trurin dhe emocionet tona

Ekperimenti i fundit psikologjik ka konfirmuar ate që e kemi ndier intuitivisht por asnjëherë nuk kemi qenë të sigurt: ngjyrat e afektojnë trurin e njeriut dhe emocionet e tij/saj.

Psikologët kanë analizuar se cilat ngjyra ndikojnë në rritjen e përqëndrimit dhe cilat në rritjen e oreksit.

Artistët përdorin ngjyrat si mjet për të komunikuar përmbajtje të caktuara, mesazhe subliminale, brende apo shprehje të ideve të ndryshme.

Studimin, të cilin e realizuan ekipe të shkencëtarëve nga fusha e psikologjisë, ekspertë këta të Universitetit të Missurit në Kolumbia konstatuan se ngjyra e shenjës së produkteve apo llogos ndikon në reagime të ndryshme emocionale të konsumatorëve.

Duket se konsumatorët kanë besim shumë më të madh në produktete apo kompanitë që identifikohen me ngjyrën e kaltërt (blu), ndërkohë që për të verdhën mendojnë se është dicka që i takon modernes dhe se gjithësesi është ‘fan’.

Ngjyra e kuqe: 

Eshtë ngjyrë që i bën objektet e produktet më të afërta. Ajo tërheq më shumë vërejtjen e njeriut dhe nuk ka si anashkalohet sepse bie shumë në sy.

Eksperimenti rezultoi me ate se ngjyra e kuqe afekton më së shumti sistemin nervor, shumë më shumë se ngjyrat e tjera.

Ngjyra e kuqe komunikon energji, fuqi, pushtet, ngrohtësi dhe miqësi. Kvshtu perceptohet nga ata që e pvlqejnë ngjyrën e kuqe.

Ndërkaq ata që nuk e pëlqejnë këtë ngjyrë shprehen se ngjyra e kuqe është agresive .

Nuansat rozë të së kuqes ndikojnë në oreks. Njerëzit kanë më shumë oreks nëse ndodhen në ambientet ngjyrë roze.

Blu/Kaltërt:

Nga aspekti optik, e kaltërta rezaton distancë, por nga aspekti psikologjik ajo qetëson njeriun.

Këtë ngjyrë e preferon numër shumë më i madh i njerëzve nga ata që preferojnë të kuqen.

Për ata që preferojnë të kaltërtën, kjo ngjyrë rezaton inteligjencë, besim, efikasitet, logjikë, qetësi dhe reflektim, por tek ata që nuk e duan këtë ngjyrë ajo perceptohet si ngjyrë e ftohtë .

Llogoja e kaltërt nxit ndjenjën e vetëbesimit dhe të suksesit. Ajo stimulon kreativitetin.

E verdha:

Mu si e kuqja edhe ngjyra e verdhë është stimuluese dhe e ngrohtë. Ndikon në krijimin e disponimit të mirë dhe nxit ndjenja gëzimi. Mirëpo e përdorur me kontraste të fuqishme të së zezës dhe kur teprohet përdorimi i saj ajo mund të shkaktojë ndjenjën e frikvs e të pakënaqësisë.

Foshnjat qajnë më shumë në ambientet me ngjyrë të verdhë.

Ata që e pëlqejnë të verdhën: ngjyra komunikon optimizëm, vetëbesim, shprehje ekstroverte, fuqi emocionale, miqësi e kreativitet

Ata që nuk e pëlqejnë: e verdha është irrituese dhe ncit ndjenja të pakëndshme si frika e shqetësimi

E gjelbërta/ngjyra jeshile:

Eshtë kjo ngjyra e cila pushon më së shumti trurin dhe sytë. Eshtë qendra e spektrit të ngjyrave. Ajo sjell ndjenjën e sigurisë dhe të pushimit. Eshtë ngjyrë që nxitë ndjenja paqësore.

Ata që e pëlqejnë: harmoni, freskim, balans, qetësi.

Ata që nuk e pëlqejnë: stagnim.

Violet:

Si e kaltërta, ajo qetëson. Sondazhet shpalojnë se 75 % e fëmijëve preferojnë ngjyrën violet.

Ata që e pëlqejnë: është ngjyrë misterioze, që nxitë ndjenja të fshtësisë.

Ata që nuk e pëlqejnë: nxitë ndjenja papjekurie e fëmijërore.

Kafe:

Ngjyra kafe shkakton ndjenja serioziteti, por jo në shkallën që i shkakton e zeza.

Lexohet si ngjyrë ‘praktike’ në botë e biznesit.

Ata që e pëlqejnë: ngjyra për ta rezaton ngrohtësi, mbështetje, vetëbesim

Për ata që nuk e pëlqejnë ngjyra është njëra nga ato që nxitë monotoni.

E bardha:

E pastër dhe e thjeshtë. Jep ndjenjën e hapsirës, transparencës, por kur përdoret në reklama përdoret me qëllim të krijimit të ndjenjës së majave të suksesit, të ftohtësisë dhe të paarritshmërisë.

Në kulturën perëndimore e bardha është lumturi e pastërti, në kulturat afrikane ajo identifikohet me vdekjen.

E zeza:

E zeza bën që objektet të duken më të vogla. Ajo identifikohet me errësirën por edhe fuqinë.

Ata që nuk e pëlqejnë e perceptojnë si ngjyrë përjashtuese dhe ngjyrë të dhunës, por ata që e pëlqejnë tek ta ndikon si ngjyrë që nxit ndjenja të rëndësisë, elegancës e seriozitetit./infoglobi/e