gjenetika

Studim : Mund të prodhohen armë biologjike kundër etnive mbi baza gjenetike

Mund të ndërtohen armë biologjike të cilat synojnë individët ose një grup specifik etnik bazuar në ADN-në e tyre, ka paralajmëruar një raport i Universitetit të Kembrixhit.

Studiuesit e Qendrës së Kembrixhit për Studimin e Riskut Ekzistencial (CSER) thanë që qeveria nuk po përgatitet për ‘rreziqet katastrofike të drejtuara kah njeriu’ e,  që mund të çojnë në dëmtim në masë dhe kolaps shoqëror.

Vitet e fundit përparimet në shkencë si inxhinieria gjenetike, dhe inteligjenca artificiale (AI), por edhe automjetet autonome i kanë hapur derën e një mori kërcënimesh të reja.

Në një raport të ri, ekspertët u bënë thirrje politikë-bërësve të ‘mbrojnë qytetarët e tyre’ dhe të fillojnë të përgatiten për ngjarje të tilla si një pandemi shkatërruese bioingjinjerike ose ndonjë program që mund t’i humbë kontrollin sistemeve të AI.

Duke nënvizuar disa nga shqetësimet e tyre kryesore, autorët e raportit shkruajnë: «Duart apo mendjet e këqija (siç kanë më parë) mund të zhvillojnë patogjenë dhe toksine që përhapen përmes ajrit, ushqimit dhe burimeve të ujit.

“Dhe teknologjia po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar e me çmime gjithnjë e më të lira. Me këte po demokratizohet edhe aftësinë për të dëmtuar tjetrin më shpejt dhe në mënyrë letale.

“Në rastin më të keq, një armë bio mund të ndërtohet për të synuar një grup specifik etnik bazuar në profilin e tij gjenomik”, thuhet mes tjerash në raport.

Raporti paralajmëron gjithashtu se AI mund të bëhet “jashtëzakonisht e dëmshme dhe potencialisht e pandalshme”. Kompanitë si Google “DeepMind” , kanë ndërtuar programe të inteligjencës artificiale të cilat qysh tash po tregojnë shenja të intuitës njerëzore.

Nëse një makinë artificiale inteligjente do të zhvillonte qëllimet e veta dhe do të kishte aftësinë t’i ndjekë ato pasojat e padëshiruara mund të jenë katastrofike, argumentojnë ata. Autorët kanë bërë thirrje që të emërohet një Ministër i Riskut Kombëtar.

Ish Sekretari i Mbrojtjes Des Browne, një nga autorët thotë se “udhëheqësit tanë munden dhe duhet të veprojnë tani për të kuptuar më mirë rreziqet katastrofike globale që janë të pranishme dhe në zhvillim e sipër.”

“Qeveritë kombëtare luftojnë me mirëkuptimin dhe zhvillimin e politikave për eliminimin ose zbutjen e rreziqeve ekstreme, përfshirë rreziqet katastrofike globale.

“Politikat efektive mund të detyrojnë reformën thelbësore strukturore të sistemeve politike, por ne nuk kemi nevojë dhe as nuk kemi kohë, të presim për një ndryshim të tillë.”

Raporti gjithashtu kërkon një rishikim të pavarur të rreziqeve ekstreme për Britaninë dhe botën, dhe një përmbledhje të strategjive kombëtare aktualisht në vend për t’u marrë me kërcënimet në zhvillim.

Kërcënimet e tjera që ata identifikojnë përfshijnë pikat mjedisore të shkaktuara nga ndryshimi i klimës, sulmet e asteroidëve dhe përdorimi aksidental ose i lidhur me terrorizmin e armëve bërthamore.

Profesori Lord Martin Rees, nga “Royal Astronomy” dhe bashkëthemelues i CSER, vë në dukje se  “problemet globale kërkojnë zgjidhje globale. Por vendet gjithashtu duhet të veprojnë individualisht. Pa veprim, këto rreziqe katastrofike do të rriten vetëm me kalimin e kohës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndryshime klimatike, eko-kërcënime, biologji sintetike apo kibernetike”.

Qeveritë kanë një përgjegjësi të veprojnë, për të minimizuar rrezikun e ngjarjeve të tilla, dhe të bëjnë plane për të përballuar një katastrofë nëse ajo ndodhi, thotë mes tjerash ai.

Sipas Martin Rees ” ata që marrin iniciativën do të japin një shembull pozitiv për pjesën tjetër të botës”.

“Mbroni qytetarët tuaj dhe jini një lider botëror – ai vendim është i disponueshëm për çdo vend. “, porosit Ress dhe studimi i Kembrixhit.

World must prepare for biological weapons that target ethnic groups based on genetics, says Cambridge University 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.