Ballina / Shkencë / Studim: Jeta në Hënë rrit kancerin
hena_nasa_krateret

Studim: Jeta në Hënë rrit kancerin

Njerëzit me dekada të tëra kanë ëndërruar se një ditë mund të kolonizojnë satelitin tonë të vetëm, por një studim i fundit tregon për rreziqet për jetën.

Studiuesit kanë zbuluar se pluhuri lunar dëmton DNA dhe mund të rritë rrezikun nga kanceri.

Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj pluhurit të Hënës mund të dëmtojë funksionin e mushkërive.

Astronautët që kalojnë një kohë të gjatë në Hënën mund të pësojnë dëmtime në ADN për shkak të thithjes së pluhurit të saj, thonë ekspertët.

Në një studim të ri të publikuar në American Geophysical Union është gjetur se toka lunare është toksike ndaj mushkërive të njeriut dhe qelizave të trurit të minjve.

Mbi 90 për qind e qelizave të mushkërive të njeriut dhe nervat e minjve kanë vdekur për shkak të ekspozimit ndaj grimcave të gjetura në sipërfaqen e Hënës.

Meqenëse Hëna nuk ka atmosferë, toka e saj bombardohet vazhdimisht nga grimcat e ngarkuara nga shtresat e sipërme të Diellit, të cilat rrjedhin nëpër hapësirë, duke shkaktuar që sipërfaqja e satelitit tonë të vetëm të bëhet elektrostatikisht e ngarkuar, si ngjitja statike në veshje.

@Fluidi

Provo po ashtu

nen uje

Zbulohet “Zona e errësirës”

“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300 metra nën sipërfaqen e ujit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *