Ballina / KRYESORE / Studim: Gratë janë lidere më të mira se burrat
grate lidere

Studim: Gratë janë lidere më të mira se burrat

Ka dy herë më shumë burra të quajtur John, sesa ka gra që udhëheqin 100 kompanitë më të mira.

Për më tepër, përqindja e grave bie në çdo fazë të një rruge ekzekutive të karrierës.

Por një studim i ri ka arritur në përfundimin se gratë janë më të përshtatshme për udhëheqje sesa burrat.

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Øyvind L. Martinsen, kreu i Lidershipit dhe Sjelljes Organizative në BI Business School në Norvegji, vlerësoi personalitetin dhe karakteristikat e rreth 3,000 menaxhereve.

Në pothuajse të gjitha fushat, u arrit në përfundimin se gratë ishin udhëheqëse më të mira se homologët e tyre meshkuj.

Gratë kanë dalë mbi meshkujt në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi i qartë; hapja dhe aftësia për inovacion; shoqërueshmëria dhe përkrahja; dhe menaxhimi metodik dhe përcaktimi i qëllimeve.

Megjithatë, burrat duket se janë më të mirë se gratë në trajtimin e stresit në punë dhe kanë nivele më të larta të stabilitetit emocional.

“Bizneset duhet gjithmonë të kërkojnë të tërheqin klientët dhe të rrisin produktivitetin dhe fitimet. Rezultatet tona tregojnë se gratë në mënyrë të natyrshme janë më lartë, në përgjithësi, sesa burrat, në aftësitë e tyre për inovacion dhe për të udhëhequr me qartësi dhe influencë”, tha profesor Martinsen.

“Këto gjetje parashtrojnë një pyetje legjitime në lidhje me ndërtimin e hierarkisë së menaxhimit dhe shpërndarjen aktuale të grave në këto role”.

Shpresohet se rezultatet e studimit do të sfidojnë normat e punës.

Ndërkohë që njerëzit mund të mendojnë se po bëhen përparime, numri i grave që drejtojnë 500 kompanitë më të fuqishme në ShBA ra me më shumë se 12 përqind vitin e kaluar.

“Sondazhi sugjeron që udhëheqëset femra mund të lëkunden për shkak të tendencës së tyre më të fortë për t’u merakosur – ose për të shkak të një stabiliteti emocional më të ulët”, tha bashkëautori i studimit, profesor Lars Glaso.

“Megjithatë, kjo nuk e hedh poshtë faktin se ato janë të vendosura më mirë për pozita drejtuese sesa homologët e tyre meshkuj. Nëse vendimmarrësit e injorojnë këtë të vërtetë, ata mund të punësojnë udhëheqës më pak të kualifikuar dhe dëmtojnë produktivitetin”./The Independent–bota.al

Check Also

enver-hoxhaj

Hoxhaj përgjegjës për përgatitjen e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Maqedoni

Qeveria e Kosovës ka ngarkuar sot zëvendëskryeministrin Enver Hoxhajn për përgatitjet për mbledhjen e përbashkët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *