Ballina / KOSOVA / Strache kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në INTERPOL
dacic-strache

Strache kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit në INTERPOL

Zëvendëskancelari austria,k Heinz-Christian Strache, të premten ka kundërshtuar qartë formimin e një ushtrie në Kosovë dhe gjithashtu është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, tash për tash. Strache, i cili njihet për qëndrime kundër Kosovës, këto deklarata i ka dhënë derisa po mbante konferencë për media me Ivica Daçiqin në Vjenë.

“Hapa të tillë nuk duhet të merren, për sa kohë që situata juridike e vendit nuk është sqaruar”, tha Strache pas një takimi me ministrin e Jashtëm serb dhe zëvendëskryeministrin Ivica Daçiq.

Strache thotë se pozicioni i tij është në përputhje me atë të presidentin federal, Aleksander Var de Bellen. Sipas tij, Austria akoma nuk e ka të formuar qëndrimin e saj lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Zëvendëskancelari austriak njihet për deklaratat e tij që vënë në dyshim qëndrimin e Austrisë kundrejt Kosovës. Megjithatë, më herët autoritetet tjera austriake kanë reaguar, duke thënë se shteti i tyre nuk lëviz nga pozicionimi pro pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.