Ballina / KRYESORE / Stoltenberg: Me kufijtë merremi, nëse Beogradi e Prishtina bëjnë ndonjë lëvizje
stoltenberg

Stoltenberg: Me kufijtë merremi, nëse Beogradi e Prishtina bëjnë ndonjë lëvizje

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake karshi çështjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg ka thënë se NATO’ja do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje.

“E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO’ja është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, ka thënë ai për RTS.

“NATO’ja e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Evropian. NATO’ja dhe BE’ja nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të ndihmojmë”, është shprehur Stoltenberg.

“Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a e sheh këtë si mundësi, ai është përgjigjur: “Nuk dua të spekuloj. Por besoj se ky dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të zhvillohet, dhe pastaj do të merremi me rezultatet e atij dialogu”, ka thënë Stoltenberg.

@Fluidi

Provo po ashtu

kossnet

Ambasadori Amerikan: Zyrtarët e korruptuar në burg

Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton ti keni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.