Ballina / KOSOVA / Stoltenberg: Krijimi i ushtrisë në kundërshtim me këshillat e aleatëve të shumtë të NATO-së.
stoltenberg

Stoltenberg: Krijimi i ushtrisë në kundërshtim me këshillat e aleatëve të shumtë të NATO-së.

InfoGlobi ju sjell deklaratën e shefit të NATO-së, Jens Stoltenberg për Kosovën, të cilën e bëri në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Bruksel pas përfundimit të takimit të Këshillit Veri – Atlantik dhe ministrave të jashtëm.

“Me ministrat e jashtëm diskutuam synimin e Kosovës që ta transformojë FSK-në në ushtri. Hapi i tillë është bërë në kohë të keqe. Ai është në kundërshtim me këshillat aleatëve të shumtë të NATO-së dhe si i tillë mund të ketë pasoja serioze për integrimin euroatlantik të Kosovës në të ardhmen. Njëkohësisht vlerësojmë se vendimi i Prishtinës për tarifat ka shkaktuar ndasi të reja. Hapat e tillë po e vështirësojnë edhe më shumë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, mes Prishtinës e Beogradit. Inkurajojmë të dyjat, Beogradin e Prishtinën të përmbahen nga hapat dhe deklarimet provokative në mënyrë që të punohet drejt një paqe të qëndrueshme e afatgjate për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithëm i NATO-së, Stoltenberg.

Mes tjerash Stoltenberg shpjegoi se ai i ka treguar liderëve të Kosovës edhe privatisht edhe publikisht qëndrimet e NATO-së për synimin e krijimit të ushtrisë.

“Siq i kam treguar liderëve në Prishtinë, privatisht e publikisht më heret, kjo është kohë e keqe për një hap të tillë. NATO mbështet forcën e sigurisë në mandatin që e ka aktualisht. NATO mbështet ndryshimin e mandatit vetëm me ndryshime kushtetuese.  Ajo cka kanë paralajmëruar tash nuk është pjesë e procesit gjithë përfshirës, as e konsultimeve me ne, por as me gjithpërfshirje në Kosovë”. tha Stoltenberg.

E kam thënë shumë herë, nëse mandati i FSK-së ndryshon, NATO do ta rishqyrtojë nivelin e prezencës së tij në Kosovë. Deri në cilën shkallë do të vendosë Këshilli Atlantik, tha mes tjerash njëshi i NATO-së.

LINKU në anglisht

Në këtë përbërje Këshilli i NATO-së do të takohet sërish në prill të vitit 2019 në Washington. /infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.