Ballina / KOSOVA / Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në Veri, NATO-ja e zhgënjyer me taksën
stoltenberg,_nato,_infoglobi

Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në Veri, NATO-ja e zhgënjyer me taksën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka thënë se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Gjatë takimit me Presidentin, Kryeministrin dhe Jevtiqin, gjenerali i KFOR-it Foggo , kishte deklaruar se shpreson që tranzicioni i FSK-së do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës si dhe proces i kordinauar nga afër me NATO-në.

Mes tjerash Foggo kishte përkujtuar se aktivitetet e FSK-së duhet t’i përmbahen kufizimeve të precizuara në letrën e z. Thaçi të vitit 2013, sipas të cilës “FSK nuk mund të operojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it”.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do e kenë në agjendë efektet e  transformit të  FSK-së në Ushtri. Stoltenberg ka konfirmuar se rishqyrtimi i rapoprteve te NATO-s me FSK do diskutohet gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes që do të mbahet nesër e pasnesër në Bruksel.

@Fluidi

Provo po ashtu

Mitrovicë: Kush është i riu që vdiq nën gërmadhat e hotelit “Adriatik”

I riu që humbi jetën pas mesnatës nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.