Ballina / BOTA / Steinmeier kandidat për president të Gjermanisë

Steinmeier kandidat për president të Gjermanisë

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, është konfirmuar zyrtarisht si kandidat për president të Gjermanisë, i nominuar nga koalicioni qeveritar, njohton Deutsche Welle
Liderët e partive nga koalicioni qeveritar i Gjermanisë prezantuan zyrtarisht ministrin e jashtëm aktual, Frank-Walter Steinmeier, si kandidatin e tyre të zgjedhur për president federal, një post kryesisht ceremonial dhe pozitë përfaqësuese e cila tradicionalisht vepron si një busull morale për shoqërinë gjermane.

Në fjalimin e tij, pas pranimit të nominimit, në Berlin, Steinmeier, i cili i takon socialdemokratëve (SPD), tha se do të punojë për të krijuar një ndjenjë të besimit optimist në një “botë në krizë.”

“Një president nuk mund të bëjë botën më të thjeshtë se që është, tha ai, duke ju afruar fundit të qëndrimit të tij të dytë si ministër i jashtëm. “Një president nuk duhet të jetë dikush që thjeshtëzon, ai duhet të jetë dikush që rrënjos besim.”

Ai foli gjithashtu për dëshirën për të zbutur ndarjet në shoqërinë gjermane, duke krijuar një shkëmbim të frytshëm politik.

“Tani, çdo gjë varet nga një kulturë alarmuese e gjallë politike”, tha ai. “Kam ndërmend të punoj në këtë pa marrë parasysh linjat partiake, por mbi të gjitha pa marrë parasysh ndarjet sociale, për të arritur një kulturë politike në të cilën ne mund të kemi dallime, por të trajtojmë njëri-tjetrin me respekt”.

“Gëzimi im që më është dhënë kjo detyrë është i madh, respekti im për të është edhe më i madh”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.