fbpx

Statuja e Budës i lë pamend shkencëtarët

Në qoftë se keni menduar se në fotografi është statuja më e rëndomtë e Budës, jeni mashtruar.

Në të vërtetë, shkencëtarët e kanë kaluar statujën nëpër CT dhe kanë zbuluar se është fjala për – mumie! Artefakti mahnitës tash për tash ndodhet në ekspozitën kushtuar mumieve në muzeun holandez Drents.

Kjo është hera e parë që “mumia e Budës” të ekspozohet jashtë Kinës e, sipas fjalëve të kustosit, statuja në brendësi fsheh mbetjet mortore të klerikut, i cili ka jetuar “rreth vitit 100″.

Po ashtu, besohet se statuja është njëri prej shembujve të mirë të vetë-mumifikimit, proces në të cilin i ndjeri para vdekjes vetë përgatitet për mumifikim./infoglobi/D.