Statistikat, Messi dhe Ronaldo në El Clasico

Në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit ju sjellim statistika nga dy futbollistët më të mirë të botës.

Të shtunën do të ndeshen mes vete dy gjigantët e futbollit botëror në El Clasicon e parë të këtij stinori.

Si gjithnjë, edhe këtë herë vëmendja kryesore do të përqendrohet te dy lojtarët më të mirë të këtyre ekipeve, Messi dhe Ronaldo.

Por, çfarë i kanë dhuruar deri më tani këtij rivaliteti këta dy lojtarë?

Më poshtë keni disa statistika të argjentinasit dhe portugezit në duelet e më parme.

Lionel Messi:

– Është golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicove, me 21 gola të realizuara.

– Prej 21 golave që mbajnë firmën e tij, Messi ka realizuar 12 herë në Bernabeu, një rekord që do të mundohet ta thyejë edhe në Camp Nou.

– Messi ka 13 asistime në 32 paraqitje në El Clasico.

– Barcelona ka fituar 15 herë kur Messi ka qenë në fushë ndaj Real Madridit.

Cristiano Ronaldo:

– Me Ronaldon në fushë, Reali ka fituar vetëm shtatë herë në 25 paraqitje të portugezit në El Clasico.

-CR7 ka realizuar 16 gola përballë Barcelonës dhe ka pothuajse një mesatare identike të golave për ndeshje me Messin prej (0.64%), derisa argjentinasi ka (0.65%).

-Ronaldo ashtu si edhe Messi ka shënuar më shumë në ndeshjet jashtë shtëpisë. Ai numëron 10 gola në Camp Nou.

-Vetëm, Aflredo Di Stefano (18), ka më shumë gola sesa Ronaldo përballë Barcelonës, në El Clasico.

-Ronaldo ka vetëm një asistim në 25 ndeshje që ka luajtur përballë katalanasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.