Ballina / Shëndet & Fitnes / Stafi mjekësor pa edukim bashkëkohor
qkuk, kosova, mjekesia

Stafi mjekësor pa edukim bashkëkohor

Stafi mjekësor në Kosovë ka mungesë të trajnimeve për përdorimin e metodave të reja të punës si dhe përdorimin e pajisjeve të reja teknologjike

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Saudin Maliqi, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka buxhet të veçantë për edukim të vazhdueshëm profesional.

Sipas Maliqit, shumë mjekë ndjekin trajnime me para të veta kur ata udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.

‘’Ne po zhvillojmë programin e trajnimeve që t’u përgjigjemi sfidave dhe pacientët të mos dërgohen jashtë vendit. Ne kemi marrë trajnime nga disa ekspertë të mëdhenj ndërkombëtar, por edhe stafi nga Kosova ka shkuar në vende të ndryshme të botës. Por, ne nuk kemi buxhet që të përkrahet stafi mjekësor, andaj na duhet përkrahje. Shumë shpesh këto trajnime janë kryer me buxhet vetanak, por edhe me donacione’, tha Maliqi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, tha se as për këtë vit nuk është aprovuar ende buxheti për trajtim të vazhdueshëm profesional. Por, ai shtoi se për vitin tjetër do të ndajnë një shumë rreth 300 mijë euro për këtë çështje.

‘’Janë të ndara rreth 300 mijë euro për edukim të vazhdueshëm profesional. Ndoshta nuk janë të mjaftueshme, por ne kemi bashkëpunim edhe me spitale të ndryshme në botë që i trajnojnë falas stafin mjekësor. Pjesën tjetër e mbulojmë edhe me donacione“, tha Sejdiu.

Sipas mjekëve, trajnimi i stafit spitalor për të kryer operacione më të komplikuara, do të ulë numrin e pacientëve nga Kosova që udhëtojnë jashtë shtetit për të marrë shërbime spitalore.

Sipas zyrtarëve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, rreth 12 milionë euro janë kursyer që nga koha kur është funksionalizuar reparti i Kardiokirurgjisë në vitin 2015 brenda QKUK-së.

Më herët, raste të tilla janë trajnuar në klinika private si dhe jashtë Kosovës.

Provo po ashtu

Kjo pije e ulë presionin e gjakut

Sot do ta prezantojmë recetën e pijes së përbërë me limon, hudhër dhe xhinxhër, që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.