Ballina / SPORT / Stadiumi në Drenas: Sallë koncertesh, fushë trajnimi, objekte tregtare…
stadiumi, drenas, koncerte, tregti

Stadiumi në Drenas: Sallë koncertesh, fushë trajnimi, objekte tregtare…

Stadiumi nacional i Kosovës do të jetë shtëpia e ekipit përfaqësues të futbollit të vendit,dhe jo vetëm

Kapaciteti i stadiumit nacional të Kosovës do të jetë rreth 30 mijë ulëse dhe është dizajnuar që t’i bëjë të gjithë futbolldashësit kosovarë në një vend.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.

“Duke reflektuar identitetin bashkëkohor dhe multietnik të Kosovës, stadiumi do të sjellë së bashku 30.000 njerëz. Derisa Kosova kohët e fundit doli nga një luftë civile, ndërveprimi midis njerëzve është i rëndësishëm”, ka shtuar më tej ai për Dezeen.

Përfaqësuesja jonë u njoh zyrtarisht nga trupi administrativ i UEFA-s dhe organi ndërkombëtar FIFA në vitin 2016, pas shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008.

Ekipi momentalisht luan në stadiumin “Fadil Vokrri” me një kapacitet prej 13.000 vendesh, por derisa futbolli po merr popullaritet më të madh, kërkohet një vend më i madh. Stadiumi nacional do të ndërtohet për të përmbushur kërkesat aktuale të FIFA-s dhe UEFA-s për mbajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare.

Stadiumi do të ndërtohet nga korniza e betonit, e fasada e stadiumit është e mbrojtur nga një material fleksibil tekstili në harmoni me parkun natyror që i bashkohet kësaj strukture të madhe, shpjegoi më tutje Tabanlioglu.

Stadiumi do të ndërtohet së bashku me dy fusha të trajnimit, si dhe një grup ndërtesash që strehojnë objekte tregtare dhe argëtuese.

Një park për ngjarjet kulturore dhe koncerte në ambient të hapur do ndërtohen gjithashtu si pjesë e planit.

Provo po ashtu

Trajneri i Manchester United është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.