Ballina / BOTA / Shoqata e konsumatorëve padit google-n
google, amerika, usa, anglia, londra

Shoqata e konsumatorëve padit google-n

Google akuzohet për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone

Një gjykatë apeli britanike miratoi ankesën e përgjithshme kundër Google, bërë nga një shoqatë konsumatorësh, që e akuzon grupin amerikan për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone, shkruan AFP.

Shoqata “Google, ti na detyrohesh”, drejtuar nga ish-drejtori i shoqatës së konsumatorëve Which?, Richard Lloyd, po përpiqet të marrë kompensim për më shumë se 4 milionë përdorues.

Në shkallën e parë, Gjykata e Lartë e Londrës refuzoi ta autorizonte një procedurë të tillë.

Gjykata e Apelit vlerësoi se një ankues ka të drejtë të dëmshpërblehet për humbjen e kontrollit mbi të dhënat e tij dhe se Gjykata e Lartë duhej ta kishte lejuar vazhdimin e procedurës.

 

Provo po ashtu

Dhjetra të vdekur nga tajfuni që goditi Japoninë

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.