Pile of euros

Sportistët më të paguar se Messi, Ronaldo e Rooney?

Marrëveshja e re e Lionel Messi-të, e nënshkruar dje me Barçën , e ka ngritur yllin e futbollit në maja të reja dhje e ka lënë në hije golashënuesin e Manchester United Wayne Rooney që njihej si lojtari më i paguar i botës.
Rooney kishte nënshkruar në shkurt Kontratën e cila peshonte 15.6 miliona sterlina britaneze në vit, kurse Cristiano Ronaldo i Real Madridit kishte firmosur vjet 14.25 milionë sterlina, ose 17 milionë euro .

Messi që dikur paguhej nga 12.08 milionë sterlina në vit, tani ka tejkaluar të dytë edhe Rooney-në edhe Ronaldo-në. Të hënën Messi ka ‘lidhur vetën’ me Barcelonën deri në qershor të vitit 2019 dhe do të paguhet nga  20 milion euro në sezon ose nga 16.3 milionë sterlina. Krahas kësaj ai do të gëzojë edhe bonuse tjera financiare.

Më të paguar se Messi, Ronney e Ronaldo janë amerikani Aaron Rodger  dhe boksieri Floyd Mayweather.  Rodger  paguhet 25.75 milion sterlina në vit e boksieri Mayëeather 19 milion sterlina në vit. /infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.