fbpx
hollande

Spiunimet ShBA – Francë; Zemërohet Hollande

Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit të rrjetit Wikileaks se “ShBA-të kanë spiunuar Francën, përkatësisht tre presidentët e saj të fundit’, në Paris është mbledhur Këshilli Kombëtar i Sigurisë, i cili mes tjerash ka diskutuar edhe këtë informacion, mëson infoGlobi.

“Franca nuk do të lejojë akte që rrezikojnë sigurinë e vendit’, ka deklaruar pas takimit të Këshillit, Presidenti i Frances, Francois Hollande.

SHBA-ja duhet të respektojë premtimin për të mos spiunuar liderët francezë, ka nënvizuar mes tjerash Hollande.

Lajmi ‘për spiunimin e Francës’ që ka vërshuar botën digjitale nuk ishte i pari i këtij lloji sivjet. InfoGlobi ka raportuar disa muaj më heret se ‘ShBA-të janë akuzuar se kanë përgjuar edhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel’. Mirëpo pas shumë muajsh bujë e spekulime, Prokuroria e Gjermanisë ka hequr dorë nga ngritja e padisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me srësyetimin se ‘nuk ka prova që dokumentojnë se përgjimet e tilla vërtetë kanë ndodhur’.

Në të gjitha këto informacione bombastike përkitazi me përgjimet, vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar të mbajnë qëndrimin e njejtë. “ShBA-të spiunojnë vetëm kur diçka e tillë është në interes të sigurisë kombëtare’, kanë thënë zyrtarët amerikanë në Washington. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.