Ballina / SPORT / Spekulohet se Neymar do të transferohet në Manchester United

Spekulohet se Neymar do të transferohet në Manchester United

Ende çdo gjë është në rafshin e spekulimeve, por aty ku ka shumë zhurmë, mund të ndodhë se ka diçka të vërtetë.

Neymar mund të largohet nga Barcelona për të iu bashkuar Manchester United!

Kështu shkruan Manchester Evening News, sipas të cilit medium Barcelona ia doli të vazhdojë kontratën me Lionel Messin, deri në vitin 2021, por është e rrezikuar të humb një yll tjetër.

Braziliani Neymar raportohet se po dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sipas mediave botërore, ish sulmuesi i Santosit, synon të transferohet në Manchester United, mirëpo përkundër përpjekjeve të klubit nga Premierliga, që ka tentuar disa herë ta transferoj ate, Neymar mbeti ende në Barcelonë.

Tash për tash ylli i Barçës është pllakosur në heshtje. As nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar një lajm të këtillë. /infoglobi

 

Check Also

angel-di-maria_infoglobi

Di Maria: Te skuadra e Newell’s Old Boys nuk transferohem asnjëherë

Anësori i PSG-së, Angel Di Maria tregon se është vetëm një skuadër në botë, tek …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *