Spekulime: Eklipsi i ardhshëm diellor, shenja e fundit të botës

Bota parashikohet se do të marrë fund brenda disa javësh, nëse një teoricien konspirativ është për t’u besuar.

Numerologu i krishterë David Meade ka paralajmëruar edhe një herë për mundësinë që planeti i madh misterioz ‘Nibiru’ të përplaset me Tokën.

Sipas teorisë së çuditshme të tij, eklipsi diellor i këtij muaji do të jetë sinjal se planeti, që kurrë nuk është parë nga shkencëtarët, do të përplaset me planetin tonë.

Meade përdorë madje edhe disa pasazhe nga Bibla për të mbështetur pretendimet e tija të pazakonshme.

Pavarësisht mungesës së dëshmive rreth këtij planeti, për të cilin NASA më parë kishte thënë se është një ‘mashtrim interneti’, shumë njerëz besojnë se ekziston.

Nibiru, që shpesh referohet si Planeti X, është parashikuar disa herë prej vitit 2003 se do t’i jap fund botës.

Më 21 gusht do të ndodh eklipsi total i diellit i cili do të jetë i dukshëm pothuajse në shumicën e botës.

Pas eklipsit, planeti i madh do të paraqitet në horizont dhe do të përplaset me Tokën, duke zhdukur njerëzimin, thotë ai.

Meade tha se eklipsi i ardhshëm është një shenjë paralajmëruese. Teoricieni konspirativ tha se pas eklipsit, Nibiru do të paraqitet në qiell më 23 shtator, para se të përplaset me Tokën.

Ai paraqiti disa teori për të mbështetur pretendimet e tij. Së pari, ai u mbështet tek Kapitulli 13 në Dhjatën e Vjetër, tek Libr i Isaiahut, që thotë:

“Ja, dita e Zotit po vjen – një ditë mizore me zemërim të zjarrtë, për ta bërë tokën të shkretë dhe për të shkatërruar mëkatarët brenda saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.