fbpx

Specie në zhdukje, nuk kanë ngelur as 200 langurë të Popës

Edhe pse shpeshherë dëgjojmë për specie të reja kafshësh që studiuesit zbulojnë në thellësinë e oqeaneve ose në guvat më të izoluara të globit, rrallë herë këto kafshë i përkasin specieve të zhvilluara, si për shembull majmunët.

Por pikërisht disa majmunë të panjohur, të ndodhur në Mianmar, u gjendën në një nga zonat më domethënëse të vendit aziatik. Bëhet fjalë për malin Popa, vend  i “shenjtë” për mijëra persona që i drejtohen në pelegrinazh manastirit që ndodhet në majën e tij.

Zona njihej më parë për shumëllojshmërinë e specieve që banojnë, të qeta nga gjahtarët, në rrethinat e manastirit, por studiuesit britanikë që po studionin zonën u shtangën kur zbuluan disa ekzemplarë të species së re, me bisht të gjatë dhe rrathë të errët te sytë.

Ky nuk është kontakti i parë i këtij majmuni me studiuesit. Një dëshmi e tij ishte e kataloguar rreth 100 vjet më parë në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, por deri më tani atij nuk i ngjasonte asnjë specie ekzistuese, dhe studiuesit mendonin se i përkiste një majmuni të zhdukur prej kohësh.

Në fakt, languri i Popës, siç është quajtur majmuni i sapozbuluar, është një specie që rrezikon seriozisht zhdukjen. Dikur i përhapur në të gjithë Mianmarin, sot mendohet se nuk ekzistojnë më shumë se 200 të tillë, pjesa më e madhe pikërisht përreth manastirit Popa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.