Specialja të premten pritet t’i ftoj edhe 5-10 ish-pjesëtarë të UÇK-së

Specialja po pritet të premten t’i ftoj edhe 5-10 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të paktën kështu ka paralajmëruar, Hysni Gucati i OVL të UÇK-së, i cili thotë se me ftesat që por pritet të vijnë këtë të premte shkon në 80 numri i atyre që janë ftuar për intervistim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thonë se në mesin e atyre që do të ftohen të premten nuk ka fytyra të njohura.

“Deri tash për ish-ushtarë janë shpërndarë mbi 70 ftesa nga Gjykata Speciale. Por, ftesat e fundit që po përflitet se kanë me ardhë shkon numri në rreth 80. Të premten priten me u shpërndarë prapë ftesa të reja. Vetë ata do t’i bëjnë publike. Nuk ka fytyra të njohura në mesin e këtyre që do të ftohen të premten”, ka thënë Gucati për Express.

Të gjithë këta do të intervistohen nga hetues të Gjykatës Speciale, si të dyshuar apo dëshmitarë për krime lufte dhe krime të tjera nga janari i 1998’ës e deri më dhjetor të vitit 2000./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.