fbpx

Specialja prononcohet për aktakuzën eventuale kundër Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe disa të dyshuar të tjerë janë duke u akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për 100 vrasje të dyshuara që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

Nesër më 24 tetor bëhen gjashtë muaj që kur Gjykata Speciale e Kosovës doli me aktakuzë ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Thaçi dhe Veseli janë duke u akuzuar se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por ende nuk ka konfirmim nga Dhomat e Specializuara rreth këtyre akuzave për dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Dhomat e Specializuara se a do të ketë nesër një konfirmim për aktakuzën ndaj Thaçi dhe Veselit, ata kanë thënë se nëse një aktakuzë do të konfirmohet ajo do të bëhet publike menjëherë.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, ka thënë për Insajderin zyra e Dhomave të Specializuara.

Dorëzimi i aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është bërë më 24 prill të këtij viti.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale të kësaj date thuhet se aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit përmban dhjetë pika të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyrayr e personave, përndjekje dhe tortura.

Në këtë aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Sipas Gjykatës Speciale krimet e paraqitura në këtë aktuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Ndërsa më 24 shtator të këtij viti është arrestuar Sali Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.